Google search engine
Home Sociale Mjeku Tritan Kalo tregon se çfarë pritet të ndodhë të hënën në...

Mjeku Tritan Kalo tregon se çfarë pritet të ndodhë të hënën në Shqipëri

0
454

Mjeku Tritan Kalo tha se testi serologjik do të nisë nga e hëna me stafet mjekësore te Infektivi dhe Shefqet Ndroqi.

Po çfarë janë analizat serologjike?

“Individët që trajtohen pozitiv për Covid 19 dhe popullata jashtë këtij grupi zhvillojnë atë që quajnë imunitet.Testet serologjike synojnë për të përcaktuar tre shkallë të imunitetit në popullatë. Nëse nuk gjenden antitrupëza në organizëm do të thotë se ky organizëm nuk ka qenë fare në kontakt me virusin dhe në çdo kohë mund të bëhet pre e një infeksioni të tillë. Së dyti në organizëm pas ditës së 7 të kontaktit me virusin zhvillohen antikorpet IgM dhe pas ditës së 14 dhe 20 shfaqen antitrupëza që shfaqin imunitet më të qëndrueshëm. Përmes testit serologjik përcaktohen tre grupe individësh, individë pa asnjë imunitet, individët që kanë vetëm IgM dhe ata që kanë IgM dhe IgG që do të thotë se janë tashmë  të imunizuar nga një kontakt ndoshta dhe pa zë nga ky infeksion. Fillimisht është menduar të bëhet paralelisht me PCR dhe më pas është menduar të shtrihet më gjerë në popullatë” tha Kalo për Ora News.

Mjeku i njohur infeksionist thotë se paraprakisht ky test do të zhvillohet nga laboratori i QSUT në bashkëpunim dhe me ISHP dhe më pas do të jenë autoritetet që do të vendosin.

Tritan Kalo: Është përcaktuar që do të jetë laboratori në QSUT në bashkëpunim me ISHP pastaj mundësia e bërjes do të përcaktohet nga autoritetet gjithmonë pasi të vlerësohen testet dhe teknika e përcaktimit. Në laboratorin e QSUT testet janë të vlerësuar, teknika që do të përdoret është tashmë e vlerësuar dhe efikase. Më pas do të mendohet për të shtrirë gamën e ekzaminimit të popullatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here