Google search engine
Home Bota Rajoni Greqia po ngadalëson kurbën, regjistrohen vetëm 15 raste të reja. Dyfishohen gjobat...

Greqia po ngadalëson kurbën, regjistrohen vetëm 15 raste të reja. Dyfishohen gjobat për shkelësit e rregullave gjatës pashkës

0
309

Greqia po ngadalëson kurbën, regjistrohen vetëm 15 raste të reja. Dyfishohen gjobat për shkelësit e rregullave gjatës pashkës

Zëdhënësi i Ministrisë greke të Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras njoftoi 15 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në vend në 2207.

Numri i vdekjeve u rrit në 105 pasi tre pacientë të tjerë që vdiqën gjatë 24 orëve të fundit, tha Tsiodras.

Një total prej 69 pacientësh janë intubuar aktualisht në njësinë e kujdesit intensiv të spitaleve Greke, tha Tsiodras, duke shtuar se mosha e tyre mesatare ishte 68.

Duke iu drejtuar të njëjtës konferencë, zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias tha se gjatë festës së pashkës ortodokse, gjobat për shkelje të bllokimit do të dyfishohen nga 150 në 300 euro. Ai shtoi se shumica e grekëve që respektojnë rregullat nuk mund të vuajnë për shkak të një pakice që nuk i respekton ato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here