Google search engine
Home Sociale 24 raste të reja në 24 orë, shtrihet harta e përhapjes në...

24 raste të reja në 24 orë, shtrihet harta e përhapjes në një tjetër qytet të ri, rekordin e mban Tirana, rriten frikshëm rastet në Shkodër dhe Durrës

0
401

Ka shkuar në 518 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë, me 24 raste te reja te zbuluara.Lajmin e ka dhënë sot Ministria e Shëndetësisë, teksa ka njoftuar të dhënat më të fundit lidhur me rastet e reja, të konfirmuara pas testeve të bëra në personat e dyshuar në 24 orët e fundit.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mallakaster dhe zgjerohet në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mallakaster dhe zgjerohet në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 241 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 83 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 7 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here