Raportohet nga mediat britanike se një infermiere shtatzënë dhe babai i dy fëmijëve, konsulentë në spital, kanë vdekur pasi janë infektuar me koronavirus, duke e çuar në 44 numrin e mjekëve që kanë humbur jetën si pasojë e covid-19 në Angli.
Infermierja 28-vjeçare vdiq të dielën, pasi shkoi me urgjencë në spital për të lindur vajzën e saj, me operacion, kjo e fundit mbijetoi.
Ndërkohë ka humbur jetën edhe dr.Peter Tun, 62 vjeç. Ai ishte prej kohësh në kujdes intensiv në një spital në Reading. Dr.Tun ka punuar si specialist i asociuar në neurorehabilitimin e Spitalit Royal Berkshire për më shumë se 21 vjet.









































