Google search engine
Home Sociale MSHMS/ Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në 24 orët...

MSHMS/ Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në 24 orët e fundit

0
348

Në një dalje publike për mediat zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja të infektuar me koronavirus.

Sipas informacionit zyrtar, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.

“Në vijim të informimit të përditshëm ju bëjmë me dije për situatën e 24 orëve të fundit në Shqipëri lidhur me COVID-19.

Dje janë testuar 252 persona të dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.

Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 237 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 16 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 18 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 71 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 13 raste

– Krujë 7 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 6 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here