Google search engine
Home Politike PS i mbyll përfundimisht derën opozitës për zgjedhje të parakohshme

PS i mbyll përfundimisht derën opozitës për zgjedhje të parakohshme

0
649

Partia Socialiste i ka mbyllur derën Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme këtë vit. PD-LSI vitin që lamë pas dogjën mandatet parlamentare dhe bojkotuan zgjedhjet vendore të 30 qershorit me planin që vendi të shkonte drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por edhe me ulje e përfaqësuesve të PD-LSI në tryezën e reformës zgjedhore, u hodh ideja për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore.

Por ajo që tregon qartë se në vendin tonë nuk do të ketë asnjë palë zgjedhje të parakohshme e tregon qartë projekt-rezoluta që Kuvendi ka hartuar sa i takon punës së KQZ për vitin 2019. Ne rezolute ajo që bie në sy është qëndrimi i mazhorancës, se vendi do të shkojë në zgjedhje në 2021, atëherë kur në bazë të Kushtetutës do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Në këto kushte, PS i ka kërkuar KQZ që gjatë vitit aktual, meqenëse nuk është vit zgjedhor ky institucion duhet të miratojë program të posaçëm pune për vitin në vazhdim. Kjo gjë ka hedhur në erë një herë e mirë planet e PD-LSI për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Por përveç rezolutës së PS, edhe situata në të cilën ndodhet vendi për shkak të pandemisë globale COVOD-19 e bën të pa mundur mbajtjen e zgjedhjeve në vend. “Të miratojë program pune të posaçëm për vitin në vazhdim duke konsideruar që viti në vazhdim nuk është vit zgjedhor dhe në këto kushte ai duhet t’i shërbejë institucionit dhe administratës për organizimin dhe plotësimin e veprimtarive që janë të pamundura në një vit zgjedhor; Të përmbyllë databazën me të dhënat për shtetasit që në vite kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore dhe të përpunojë konkluzionet përmbyllëse që dalin nga shqyrtimi i të dhënave, duke e trajtuar çështjen nga këndvështrimi historik i sjelljes politike të subjekteve zgjedhore gjatë proceseve zgjedhore; Të zbatojë në praktikë rregullat e miratuara të kontrollit dhe verifikimit të shpenzimeve të financimeve të partive politike dhe fushatave elektorale; Të vijojë zbatimin e drejtë dhe me referim në dispozitat ligjore të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike””, thuhet në rezolutë.

Po ashtu, në rezolutë PS ka bërë edhe një vlerësim të punës së KQZ gjatë vitit të kaluar, duke qenë se ishte një vit jo normal zgjedhor. “Eksperiencat e krijuara në zgjedhjet e kaluara për Pushtetin Lokal dhe efektet që prodhuan mungesat e regjistrimit të subjekteve zgjedhore; Eksperienca e deritanishme lidhur me identifikimin dhe gjetjen e subjekteve politike të regjistruara e për të cilat KQZ ka në objekt shqyrtimin e pasqyrave financiare dhe kontrollin e financave; Problematikat e zëvendësimit të vendeve të mbetura bosh për shkak të dorëheqjeve nga mandatet, apo vullnetit për mosmarrjen e mandatit sipas procedurave të kodit Zgjedhor nga kandidatët pasues në listat shumë emërore”, thuhet në rezolutë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here