Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të reja me koronavirus, duke shkuar kështu në 475 numri total i të infektuarve në vendin tonë.
Ndërkohë njoftoi se është shënuar edhe rasti i parë me koronavirus në qytetin e Kukësit.
“Në 24 orët që lamë pas, ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.
Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19″, njofton ministria.









































