Numri i rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit është vetëm 8 duke e çuar në 475 numri i të prekurve në vend.
Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.
‘Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.’-deklaroi Tonini.









































