Google search engine
Home Sociale Zgjerohet harta e shpërndarjes së koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë tregon në cilat...

Zgjerohet harta e shpërndarjes së koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë tregon në cilat qytete u shënuan rastet e reja

0
279

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico nëpërmjet një deklarate për mediat bëri publike sot se në 24 orët e fundit janë shënuar 21 persona të infektuar me koronavirus, mes të cilëve kishte edhe 2 fëmijë.

Ndërkohë Fiço bëri publikë edhe hartën e shpërndarjes së këtyre rasteve në të gjithë vendin.

“Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 221 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 15 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 70 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 13 raste

– Krujë 6 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Zgjerimi i fashës orare të lëvizjes është një lehtësim që kërkon përgjegjësi nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit, ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhen të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.”, u shpreh Fico.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here