Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka komentuar masat e qeverisë për të shpëtuar ekonominë shqiptare nga kolapsi.
Denaj tha se janë 176 mijë persona që marrin 40 mijë lekë të paketës së dytë.
“Paketa e parë do të vazhdojë në atë formë që është anonçuar nga qeveria. Ndërsa në paketën e dytë ekonomike janë 176 mijë persona përfitues të cilët do të marrin 40 mijë lekë për këtë muaj.
Kategoritë fituese janë biznesi i vogël që edhe pse ka qenë hapur nuk ka pasur klientelë, janë turizmi, ato që merren me akomodim dhe personat që kanë humbur punën nga kjo situatë” tha Denaj në Open.










































