Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve nga CoVid-19 në vendin tonë ka shkuar në 467.Vetem 21 raste të reja janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë.
Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.
‘Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë.”-tha Fico.









































