Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për një rast të ri të prekur nga koronavirusi në Durrës.
Bëhet fjalë për një 39 vjeçar, i cili nuk dihet se ku është infektuar dhe është një vatër e re infeksioni në qytet.
Mësohet se personi në fjalë është shprehur se nuk ka patur kontakte me të tjerë të ardhur nga jashtë në vend para mbylljes së kufijve.









































