Google search engine
Home Sociale “24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta”, Manastirliu jep nje lajm...

“24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta”, Manastirliu jep nje lajm te pazakonte

0
366

Gjatë këtij muaji në përballje me koronavirusin,  në maternitetet shqiptare nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu na tregon edhe pse numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka arritur në 416, duket se jeta edhe pse plot vështirësi vazhdon.

Manastirliu shkruan:

Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga #COVID19, jeta triumfon.

24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës!

Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me #COVID19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here