Një tjetër pronar lokali në Elbasan është shoqëruar nga policia, pasi është konstatuar se mbante hapur biznesin e tij.
Burime për “Panorama Online”; bëjnë me dije se lokali ndodhet në lagjen ‘Qamil Guranjaku’ dhe në momentin e konstatimit nga policia brenda tij ka qenë edhe një mjek. Bëhet e ditur se pronari i lokalit është shtetasi me iniciale R.C.
Më herët në qytetin e Elbasanit u konstatua edhe një lokal që rrinte i hapur dhe u shërbente klientëve.









































