Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë janë regjistruar sot në kryeqytet, pranë Xhamllikut.Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi tha për mediat, se një punonjës policie i ka kërkuar një qytetari dokumentet, dhe e ka pyetur se çfarë kishte në çantë, ndërsa personi nuk u është bindur urdhërave të tij.
Më pas qytetari, që sipas Jaupit, dyshohet të jetë një person në kërkim ka drejtuar armën në drejtim të policit. I gjendur në këto rrethana punonjësi i policisë ka qëlluar në drejtimin e tij duke e lënë të plagosur.
Në mënyrë të paqartë ka mbetur e plagosur dhe një qytetare, po ashtu nga arma e punonjësit të policisë.
Rebani Jaupi: Një punonjës policie që i ka kërkuar dokumentet një qytetari, nuk i është përgjigjur, në momentin kur e ka pyetur se çfarë kishte në çantë ai ia ka mbathur. Qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë, polici ka qëlluar në ajër. Qytetari ka lëvizur përsëri me vrap, dhe kur e ka lajmëruar sërish, qytetari ka kanosur policin. Polici e ka plagosur personin në pjesën e këmbës. Në afërsi të kësaj skene ka qenë dhe një qytetare, që po ashtu ka mbetur e plagosur.
Jaupi u shpreh se punonjësi i forcave Shqiponja ishte një polic me përvojë, dhe tashmë ndodhet në drejtorinë e Policisë për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.









































