Kryeprokuroja e Durrësit, Anita Jella ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike pas polemikave në lidhje me kalimin e vettingut. Mirëpo Jella i ka surprizuar të gjithë, pasi kaloi vettingun, mësohet se ka hequr dorë nga kandidimi për në SPAK.
Kërkesa për tërheqjen e kandidaturës për në SPAK do të shqyrtohet sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Posaçme, gjatë një mbledhje online.
Jella ishte kandidate për në SPAK dhe në 17 korrik të 2019 prezantoi vizionin e saj si dhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KLP, gjatë një seance dëgjimore.
Në dhjetor të vitit 2019, Jella u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Por, vendimi u shty me dy muaj dhe u firmos përmes polemikash për shkak të qëndrimit kritik të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ndaj kryeprokurores.Shkak ishte çështja e kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pulaj, i cili përplasi qeverinë me prokurorin Arjan Ndoja
Gjatë seancës dëgjimore, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs, akuzoi kryeprokuroren Jella se kishte vonuar qëllimisht arrestimin drejtorit Pulaj dhe se operonte me dy standarde, duke iu referuar një rasti tjetër të ngjashëm. Pavarësisdht përplasjeve Komisionini i Vetingut e konfirmoi zonjën Jella në detyrë.
Ndërkohë vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs hartoi një dokument, ku i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK në Kolegjin e Apelimit, duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurores së Durrësit nga detyra. Komisioneri Publik e firmosi ankimimin në 25 shlurt 2020. Tashmë vendimi përfundimtar do të merret nga Kolegji i Apelimit.











































