Kanë dalë detaje të reja nga personi që mbeti i plagosur nga ana e policit të shqiponjave mesditën e sotme në zonën e Xhamllikut në Tiranë.Burime bëjnë me dije se personi i plagosur është Orges Bilbili, i cili akuzohet për disa ngjarje të rënda të ndodhur në qytetin e Lushnjes.
Orges Bilbili së bashku me Leart Haxhiun, të dy personazhe të njohur me precedentë penalë akuzohen për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.
Bilbili është pjesë e bandave kundërshtare me Aldo Baren, edhe pse prej tre vitesh në kërkim, ai udhëtonte lirshëm në Tiranë.
Këto janë momentet kur kolegët e repartit Shqiponja kanë arrestuar Orges Bilbilin, pasi u plagos nga efektivi i këtij reparti. Kolegët e repartit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje kur kanë parë të shtrirë Bilbilin. Ata kanë bërë arrestimin e tij dhe vënien e prangave, me të cilat ka shkuar edhe në spitalin e Traumës për të marrë trajtimin mjekësor pasi ka mbetur i plagosur në këmbë.










































