Google search engine
Home Politike Shtrëngohen masat, bëhen ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal/ Burg deri në...

Shtrëngohen masat, bëhen ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal/ Burg deri në 10 vjet, çfarë rrezikojnë ata që shkelin karantinën në Shqipëri

0
362

Kush nuk i bindet rregullave të reja të nxjerra gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg. Por nëse nga thyerja e rregullave rrezikohet jeta ose shkaktohet vdekja e një personi tjetër, dënimi është me 1 deri në 5 vjet.

Një shembull konkret është: Nëse një lokal që nuk respekton rregullin dhe qëndron hapur, siç ndodhi në qytetin e Elbasanit, nuk vendoset masë administrative me gjobë, por me burgim, pasi prej aty u infektua pronari dhe janë marrë tamponët e rreth 45 personave që kanë pasur kontakt me të pasi kanë hyrë në lokalin e hapur në paligjshmëri.

Ndërkohë, kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me gjobë 700 mijë lekë siç ishte në aktin normativ, por me burg deri në 10 vjet.

Nëse thyrja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet. Thënë më thjesht, nëse personi që thyen karantinën është i infektuar dhe ia transmeton atë dikujt tjetër, rrezikon burgun  deri në 10 vjet, shkruan shqiptarja.

Por nëse nga kjo shkelje, shkohet në vdekjen e personit tjetër, dënimi është me burg nga 5 deri në 15 vjet. Këto janë propozimet e deputetes Edlira Bode, që pritet të miratohen në Kuvend në seancën e 16 prillit.

Ndryshimet në Kodin Penal i paralajmëroi kryeministri Edi Rama në një komunikim publik mbrëmë.

KOMISIONIT PËR CËSHTJET LIGJORE, ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE TË DREJTAT E NJERIUT                   

Në vëmendje të:

 Kryetarit,Z. Ulsi Manja

Deputetëve, Anëtarë të Komisionit

Objekti:           Propozime për amendamente në projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, nismë e deputeteve EglantinaGjermeni dhe KlotildaBushka

I nderuar Z.Manja,

Të nderuar KolegëDeputetë,

Bazuar në nenin 71, pika 1të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë paraqes amendamente për disa shtesa në projektligjin  “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e deputeteve Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka: 

Titulli i projektligjit ndryshohet me përmbajtjen si vijon:
 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.                                                                                    

Pas Nenit 1 të projektligjit, shtohet Neni 2me përmbajtjen si vijon:
Neni 2 

Pas nenit 242, shtohen nenet 242/1 dhe 242/2 me këtë përmbajtje:  

“Neni 242/1

Mosbindja ndaj masave të organeve kompetente shtetërore gjatëgjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore                                                                                                         

Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri nëgjashtë muaj.

Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit.

Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.”.

“Neni 242/2

Shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive

Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”.

Neni 2 i projekligjit “Hyrja në fuqi” bëhet neni 3.

DEPUTETEPROPOZUESE

Edlira BODE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here