Gjatë kësaj jave numri i të infektuarve në vendin tonë ka qenë më i stabilizuar sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë mësohet se pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe një punonjës i Policisë së Tiranës.
Sipas ABC News, u është marrë tamponi edhe 5 policëve të tjerë të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarin. Tashmë priten përgjigjet.
Punonjësi i Policisë së Tiranës i cili rezultoi i prekur me COVID-19, ndodhet në karantinë prej një jave.
Burime nga policia bëjnë të ditur gjithashtu se disa efektivë policie në komisariatin e Vorës janë karantinuar në shtëpi, pasi kanë pasur simptoma të virusit.









































