Virologu i njohur italian Guido Silvestri është shprehur për “Il Messaggero” se do të ketë një armëpushim në verë dhe më pas shkencëtarët do ta mposhtin atë.
“Sars-CoV-2 është një virus, nuk është një entitet i mbinatyrshëm apo një kalorës i Apokalipsit. Dhe në mesin e viruseve nuk është as në listën e më të këqijve, ne do ta mposhtim atë. Duhet të presim një ‘armëpushim’ në agresivitetin e ngjitjes gjatë sezonit të verës, por përgjigja e vërtetë vendimtare nuk do të vijë nga klima, por nga shkenca që kurrë në histori nuk ka pasur një vendosmëri dhe bashkëpunim kaq të madh”, është shprehur Silvestri.
Virologu 58-vjeçar punon në Departamentin e Patologjive në “Emory University di Atlanta” dhe është drejtor i departamentit të Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në” Yerkes National Primate Research Center” dhe anëtar i “Emory Vaçine Center”.
Sipas tij përparimi i shkencës kërkon kohë, duke përmendur se jemi në vitin 2020 dhe jo në 1918 të gripit spanjoll dhe as në 1348-ën e vdekjes së zezë.
“Kemi në dispozicion një armatë të vërtetë shkencore dhe teknologjie kundër këtij virusi. Do të duhet kohë për diskutim, por shumë më pak se në çdo epokë tjetër të historisë. Ky virus nuk është i aftë të fshihet në ADN-në tonë siç bën HIV dhe as nuk është i aftë të ndryshojë me shpejtësi për të shmangur reagimin tonë imunitar”, thotë a









































