Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 400 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 17 raste, ndërsa janë kryer 236 teste. Deri tani kanë ndërruar jetë 22 persona, ndërsa 154 janë shëruar.
Edhe këtë mëngjes autoambulanca solli pranë këtij spitali një të moshuar.
Por ndërsa nxirrej barrela, diçka nuk shkoi si duhet dhe infermieri u rrëzua bashkë me të.
Situatën e ka parë me vëmendje edhe mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili sapo mbërriti në spitalin Infektiv këtë mëngjes.










































