Google search engine
Home Politike Drejtesi Akuzat ndaj Adriatik Llallës për fshehjen e një pasurie të madhe parash,...

Akuzat ndaj Adriatik Llallës për fshehjen e një pasurie të madhe parash, çfarë u vendos ditën e sotme për ish-kryeprokurorin

0
369

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla që akuzohet për fshehje të pasurisë, sipas informacioneve të fundit bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë  ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish – Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Vendoset të shtyhet me një muaj seanca paraprake për akuzat ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Seanca ishte parashikuar më datë 7 por nuk u zhvillua. 

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr.65/2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here