Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë deklaruar pranë ILDKPI pasuritë e tyre dhe të familjarëve. Gazeta “SOT” ka siguruar deklarimin e të ardhurave dhe të pasurive që zotërojnë 11 anëtarët dhe ajo që bie në sy është se ata zotërojnë përveç shtëpive dhe makinave luksoze edhe llogari bankare me mijëra euro brenda dhe jashtë vendit.
Sipas “Open Data Albania”, anëtari Alban Toro ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij janë pronarë të disa apartamenteve në Tiranë, si dhe kanë në pronësi një autoveturë Mercedes Benz. Po ashtu, Toro ka deklaruar edhe llogaritë bankare që zotëron ai dhe bashkëshortja e tij. Anëtarja Brikena Ukperaj përveç llogarive bankare në emrin e vet dhe të bashkëshorti ka deklaruar edhe llogari bankare që u ka hapur fëmijëve. Ndërsa anëtarja Brunilda Kadi ka deklaruar përveç llogarive bankare në Shqipëri, edhe llogaritë bankare që ka ajo dhe bashkëshorti i saj në SHBA, nga punësimi që kanë pasur aty si dhe një automjet të tipi Mercedez Benz.
Po ashtu, edhe anëtari Dritan Hallunaj ka deklaruar të gjitha shtesat që ka bërë në llogaritë bankare si dhe përfitimet mujore që ai ka nga punë e tij. Po ashtu, ai ka deklaruar edhe një llogari rrjedhëse në emër të vajzës së tij.
Erion Muharremaj ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij janë pronarë të disa apartamenteve, në Tiranë dhe në rrethe, si dhe pronarë të një toke arrë. Ai gjithashtu ka bërë deklarim edhe të llogarive bankare që ka bashkë me bashkëshorten. Ndërsa anëtarja Fatmira Luli ka bërë një sërë deklarimesh të pasurisë, që nga ato që ka me bashkëshortin e deri te llogaritë bankare të fëmijëve. Anëtarja Luli ka deklaruar edhe automjetet që ka djali i saj. Anëtari Ilir Toska ka deklaruar llogaritë bankare që ka ai me bashkëshorten, por edhe llogaritë që kanë dy fëmijët e tyre. Por edhe anëtarët e tjerë kanë bërë deklarime të pasurive, ku bie në sy se janë zotërues të një sërë llogarive bankare dhe pronarë të makinave të luksit. Duhet theksuar se në KLGJ 6 anëtarë vijnë nga gjyqësori dhe 5 jashtë tij. Për anëtarët gjyqtarë, gazeta ka publikuar vetëm deklarimet e tij të fundit.
Ja deklarimi i pasurisë i anëtarëve të KLGJ
ALBAN TORO
– Pronar me pjesë takuese 1/4 e një apartamenti me sipërfaqe 105.6 m2 me vlerë 40 960 Euro të krijuar nga bashkimi i dy pasurisë së paluajtshme me sipërfaqe 52.8 m2 secila. Burimi i të ardhurave për krijimin e pasurisë është nga kontrata e shitjes si rezultat i Ligjit Nr.7652 datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, në bashkëpronësi me 3 shtetas të tjerë (prindërit dhe me një subjekt tjetër) secili zotërues i 1/4 të pasurisë.
-Bashkëshortët janë pronar në masën 50% secili, të një apartamenti me sipërfaqe 112.7 m2 dhe me vlerë 135 000 Euro. Burimi i të ardhurve për krijimin e pasurisë është nga kontrata e shitjes datë 04.09.2009 të apartamentit në Tiranë në pronësi të bashkëshortes dhe të babait të saj të përfituar nga privatizimi (shuma 5 800 000 Lekë), nga një kontratë huaje datë 23.07.2008 (shuma 45 000 Euro), nga një kontratë kredie bankare datë 10.02.2011 (shuma 5 000 000 Lekë) dhe nga ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Rrethit Tiranë datë 20.03.2006 në shumën 1 980 000 lekë (16.5 paga *120 000 Lekë/ muaj).
– Bashkëshortët janë pronar në masën 50% secili, të pasurisë së paluajtshme, vend parkimi makine në Tiranë me sipërfaqe 17 m2 dhe me vlerë 12 000 Euro. Burimi i të ardhurave për blerjen e pasurisë është nga dhurimi i babait (shuma 10 000 Euro) e pa mbështetur në dokument për shkakë të lidhjes së posaçme dhe pjesa tjetër (shuma 2 000 Euro) nga të ardhurat e Z. Toro.
– Bashkëpronar me bashkëshorten të një apartamenti në Vlorë me sipërfaqe 78.7 m2 të përfituar me Kontratë “shkëmbimi trualli në të ardhmen” datë 07.10.2013, të kthyer nga KKK e Pronave Vlorë dhe me Kontratë dhurimi.
– Bashkëshortët zotërojnë Kontrate Sipërmarrje datë 11.07.2017 të lidhur me një shoqëri sipërmarrëse për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 72.17 m2 me vlerë 102 125 Euro, apartament i papërfunduar. Deklaruesi ka likuiduar në vitin 2017 shumën 65 000 Euro, me burim të ardhura nga punësimi dhe kursime të derdhura në bankë ( shuma 10 000 Euro) dhe 55 000 Euro nga një kredi bankare datë 02.10.2017 të marrë në shumën 7 300 000 Lekë. Pjesa tjetër e detyrimit është shlyer përgjatë viti 2018 sipas parashikimeve të kontratës me burim të ardhura nga punësimi i bashkëshortëve.
– Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje në datë 20.12.2018 të depozitës bankare, në emër të saj dhe të një subjekti tjetër, shuma 2 569 665.2 Lekë.
– Bashkëshortja, Znj. Elona Toro, gjendje në datë 20.12.2018 të depozitës bankare, në emër të saj dhe të një subjekti tjetër, shuma 1 370 888.57 Lekë.
– Bashkëshortët, gjendje 3 403.32 Euro në llogarinë bankare në datë 20.12.2018.
– Gjendje të llogarisë bankare në 20.12.2018, shuma 6 166.99 Lekë.
– Gjendje të llogarive bankare (Euro/Lekë) në 20.12.2018, shuma 31 682 Lekë dhe 2 129 Euro.
– Bashkëshortët janë pronar në masën 50% secili të një autoveture të tipit Mercedes Benz A 170 CDI me vit prodhimi 2004 të përfituar nga Kontrata e Shkëmbimit datë 10.12.2014 të këtij automjeti me autoveturën e tipit Volksëagen Bora me vlerë 4 500 Euro.
BRIKENA UKPERAJ
– Të ardhura neto në vlerën 1 201 842 Lekë nga paga si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
– Bashkëshorti, Z. Dritan Ukperaj, të ardhura vjetore në vlerën 501 600 Lekë nga paga pranë shoqërisë “Star 2006”.
– Bashkëshorti, Z. Dritan Ukperaj, të ardhura në vlerën 480 000 Lekë nga paga pranë subjektit “Dritan Ukperaj” Person Fizik, periudha 01.01.2018-31.12.2018.
– Bashkëshorti, Z. Dritan Ukperaj, të ardhura në vlerën 967 222 Lekë nga aktiviteti tregtar (fitim) i personit fizik me emër tregtar “Sëan Launge Bar” për periudhën 01.01.2018-31.12.2018.
– Bashkëshortët kanë shtuar me 5 080.76 Lekë (5 977.36 bruto minus detyrimi tatimor 896.6 Lekë) gjendjen e depozitës “Fëmija im” me titullar fëmijën.
– Bashkëshortët, gjendje të mjeteve monetare cash të vitit 2018 (kursime) me pjesë takuese 50% secili, 1 270 000 Lekë. Burimi i të ardhurave është nga punësimi i bashkëshortëve, nga aktiviteti privat i Z.Ukperaj dhe nga kursimet e mbartura nga viti 2017.
BRUNILDA KADI
– Të ardhura neto në vlerën 1 144 854 Lekë nga paga si Gjyqtare.
– Të ardhura në vlerën 195 592 Lekë nga pagesa si Eksperte e Qendrës L.I.S.T.
– Të ardhura në vlerën 34 000 Lekë nga honoraret si anëtare e KLD-së.
– Bashkëshorti, Z. Gazmend Kadi, të ardhura në vlerën 44 000 Dollarë si nënkontraktor në fushën e transportit në SHBA. Saktësimi i shumës do të bëhet pas datës 01 Prill 2018, datë kur përfundon deklarimi në zyrën e taksave në SHBA.
– Bashkëshortët kanë shtuar me 16 779 Dollarë depozitën bankare në SHBA me burim të ardhura nga punësimi i Z. Kadi në SHBA.
– Bashkëshorti, Z. Gazmend Kadi, depozitë në SHBA në emër të shoqërisë KPK Services Llc (100% në pronësi të Z.Kadi). Shtuar gjendja e depozitës me 5 028.83 Dollarë me burim të ardhura nga punësimi në SHBA.
– Bashkëshortët kanë shtuar me 6 649.34 Dollarë llogarinë rrjedhëse në emër të Znj. Kadi me burim të ardhura nga punësimi i Z.Kadi në SHBA.
– Znj. Kadi në bazë të kontratës noteriale datë 14.04.2017 është bërë pronare në masën 100% e automjetit Mercedes Benz me vit prodhimi 2006. Automjeti është blerë në shumën 6 250 Euro me burim të ardhura nga punësimi i bashkëshortëve.
DRITAN HALLUNAJ
-Të ardhura neto në vlerën 1 529 718 Lekë nga paga, orët jashtë orarit, paga e 13-të, shpërblimet si gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
– Të ardhura neto në vlerën 50 815 Lekë si ekspert lehtësues për vitin 2018 pranë Shkollës së Magjistraturës, Tiranë.
– Të ardhura në vlerën 51 000 Lekë si anëtar i Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Hallunaj, të ardhura në vlerën 280 847 Lekë nga paga (shuma 230 847 Lekë) dhe nga pagesat e tjera (shuma 50 000 Lekë) si mjeke stomatologe pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë.
– Shtuar me 99 990 Lekë llogari rrjedhëse e pagës pranë Raiffeisen Bank, gjendja e të cilës në 31.12.2018 është 130 513 Lekë.
– Llogari rrjedhëse në emër të vajzës me gjendje 103 494 Lekë në 31.12.2018.
– Llogari rrjedhëse me burim të ardhura nga pagesat e FSHF-së, me gjendje 16 893 Lekë në 31.12.2018.
ERJON MUHARREMAJ
– Bashkëshortët janë pronar me pjesë takuese 75% Z. Muharremaj dhe 25 % Znj. Muharremaj, të një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 104 m2
– Pronar 100% i një apartamenti në Himarë me sipërfaqe 68 m2 të blerë sipas Kontratës së Shitblerjes (noterizuar) datë11.09.2015 në shumën 25 000 Euro.
– Pronar 100% i një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 92.5 m2, të blerë sipas Kontratës së Shitblerjes datë 09.02.2007 në shumën 70 000 Dollarë amerikan.
– Pronar 100% i një garazhi në Tiranë me sipërfaqe 20.4 m2, të blerë sipas Kontratës së Shitblerjes datë 31.01.2007 në shumën 15 000 Euro.
– Pronar 100% i pasurisë së paluajtshme në Durrës, tokë arë me sipërfaqe 11 000 m2
– Depozitë kursimi me burim të ardhura nga puna si Zv.Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të UT, si lektor në Shkollën e Magjistraturës dhe si ekspert Iigjor, me gjendje 5 070.56 Dollarë në 20.12.2018.
– Llogari bankare me burim të ardhura nga puna si ekspert ligjor dhe me gjendje 19 404.73 Dollarë në datë 20.12.2018.
– Llogari bankare me burim të ardhura nga puna si ekspert ligjor dhe me gjendje 3 860.32 Euro në datë 20.12.2018.
– Bashkëshortja, Znj. Junida Muharremaj, llogari bankare me burim të ardhura nga punësimi si mësuese në shkollën e Mesme “Qemal Stafa”, me gjendje 163 992.77 Lekë në 20.12.2018.
– Pronar 100% i një autoveture të tipit Mercedes Benz C200 CDI i blerë në vitin 2018 në Gjermani sipas Kontratës së Shitblerjes me çmim blerje 4 000 Euro.
– Të ardhura në vlerën 1 820 925 Lekë nga punësimi me kohë të plotë si Zv. Dekan i Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës (mësimdhënie dhe detyrë administrative).
– Të ardhura në vlerën 289 836 Lekë nga punësimi me kohë të pjesshme si ekspert ligjor për OJF-në mjedisore, “Connecting Natural Values and People” (CNVP) për hartimin e projektligjit “Për pyjet”.
FATMIRA LULI
– Bashkëshortët janë bërë pronar në masën 50% secili të një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 105.1 m2, të regjistruar në ZRPP Tiranë me sipërfaqe 93 m2.
– Bashkëshortët janë bërë pronar në masën 50% secili, të një apartamenti të regjistruar në ZRPP Tiranë, me vlerë 4 203 Lekë dhe me sipërfaqe 55.9 m2, i cili është përfituar me privatizimin e banesës shtetërore. Apartamenti ishte marrë me qira nga bashkëshortët sipas Kontratës datë 21.09.1993 dhe blerja është bërë me të ardhurat e pagës së tyre.
– Gjendje në 31.12.2018 të llogarisë bankare të Fatmira Luli Person Fizik, shuma 1 900 Euro.
– Gjendje të llogarisë bankare në 31.12.2018, shuma 1 000 Lekë.
– Djali, Z. Klevis Luli, llogari kursimi me normë interesi 2%, me burim të ardhura nga punësimi pranë shoqërisë Arcadia Solutions Llc, Usa, me gjendje 8 799.98 Dollarë në 31.12.2018.
– Djali, Z. Klevis Luli, llogari bankare me burim të ardhura nga punësimi pranë shoqërisë Arcadia Solutions Llc, Usa, me gjendje 3 130.96 Dollarë në 31.12.2018.
– Bashkëshorti, Z. Kujtim Luli, pronar i autoveturës Mercedes Benz 250D me vit prodhimi 1992, të blerë sipas Kontratës së Shitjes datë 15.06.2009 në shumën 600 000 Lekë.
– Djali, Z. Klevis Luli, pronar në masën 100% të një autoveture të tipit Volksëagen Passat me vit prodhimi 2005 të blerë në Gjermani në datën 05.08.2015, me vlerë 350 000 Lekë me burim të ardhura nga punësimi pranë shoqërisë Arcadia Solutions Llc në USA.
– Djali, Z. Klevis Luli, pronar në masën 100% të një autoveture të tipit BMË 335i xDrive Couper me vit prodhimi 2012 të blerë në USA në Shtator 2015 me vlerë 28 441 Dollarë.
– Të ardhura në vlerën 906 450 Lekë nga aktiviteti i subjektit Fatmira Luli Person Fizik me objekt veprimtarie “Avokate”, për periudhën 01.01.2018-14.04.2018. E ardhura përfshinë arkëtimet e faturimeve të deklaruara para muajit Dhjetor 2017.
– Bashkëshorti, Z. Kujtim Luli, të ardhura në vlerën 157 627 Lekë për vitin 2018, nga pagesa e sigurimit shoqëror suplementar si ish ushtarak, në zbatim të Ligjit Nr.10142 datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakut të Forcave të Armatosura”.
– Djali, Z. Klevis Luli, të ardhura në vlerën 70 190.69 Dollarë për vitin 2018 nga punësimi pranë shoqërisë Arcadia Solutions Llc, Usa.
– Djali, Z. Ermal Luli, të ardhura neto në vlerën 27 060.81 Dollarë nga punësimi pranë shoqërisë American Toëer Corporation, Boston-Usa për periudhën 01.01.2018-10.07.2018 dhe 22.10.2018-31.12.2018.
ILIR TOSKA
-Të ardhura në vlerën 1 444 800 Lekë nga paga si Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit.
– Të ardhura në vlerën 4.61 Euro nga interesa e depozitës bankare për vitin 2018.
– Bashkëshortja, Znj. Majlinda Toska, të ardhura në vlerën 683 520 Lekë nga paga pranë subjektit “Albiomed” Sh.p.k për vitin 2018.
– Vajza, të ardhura në vlerën 7 348 Lekë nga interesat bankare të depozitës “Kaltra” për vitin 2018.
– Djali, të ardhura në vlerën 7 348 Lekë nga interesat bankare të depozitës “Kaltra” për vitin 2018.
– Shtesë 29 645 Lekë në depozitën “Kaltra” në emër të vajzës (të çelur në
2010), gjendja e të cilës në 31.12.2018 është 551 543.49 Lekë. Burimi i të ardhurave të fondeve të shtuara është nga depozitimi i bashkëshortes së subjektit (21 000 Lekë) dhe nga interesat bankare të depozitës për vitin 2018 (shuma 7 348 Lekë).
– Shtesë 29 645 Lekë në depozitën “Kaltra” në emër të djalit (të çelur në
2010), gjendja e të cilës në 31.12.2018 është 551 543.49 Lekë. Burimi i të ardhurave të fondeve të shtuara është nga depozitimi i bashkëshortes së subjektit (21 000 Lekë) dhe nga interesat bankare të depozitës për vitin 2018 (shuma 7 348 Lekë).
-Bashkëshortja, Znj. Majlinda Toska, shtesë 65 330 Lekë në llogarinë rrjedhëse të pagës, gjendja e të cilës në 31.12.2018 është 65 381 Lekë.
MAKSIM QOKU
– Bashkëshortët janë pronar (pasuri e vendosur gjatë regjimit martesor) të një apartamenti banimi me sipërfaqe 121.3 m2, me vlerë 50 000 Euro.
– Bashkëpronar me bashkëshorten (pasuri gjatë regjimit martesor) të një apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 80 m2, të blerën në vitin 2004 në vlerën 3 000 000 Lekë.
– Bashkëpronar me bashkëshorten (pasuri e vënë gjatë regjimit martesor) të një apartamenti banimi në Sarandë me sipërfaqe 57.6 m2, të blerë në vitin 2012 në shumën 2 995 200 Lekë. Burimi i të ardhurave për likuidimin e detyrimit është nga mësimdhënia në fakultete private në Kosovë dhe Shqipëri, kursime nga ushtrimi i profesionit të avokatit dhe nga punësimi i bashkëshortëve.
4) Pronar në masën 50% (në bashkëpronësi me një shtetas tjetër) të pasurisë së paluajtshme, tokë arë me sipërfaqe 4 000 m2 të fituar me vendim gjyqësor dhe të regjistruar në ZRPP.
– Pronar 100% i pasurisë së paluajtshme, tokë arë me sipërfaqe 3 300 m2 të blerë në 28.09.2010 në shumën 1 029 600 Lekë, me burim të ardhura nga punësimi ndër vite dhe nga punësimi i bashkëshortes (kursime).
– Pronar 100% i pasurisë së paluajtshme, tokë arë me sipërfaqe 1 500 m2 të blerë në vitin 2010 në shumën 388 500 Lekë, me burim të ardhura nga punësimi ndër vite dhe nga punësimi i bashkëshortes (kursime).
– Bashkëshortja, Znj. Elona Qoku, gjendje të mjeteve monetare cash me burim të ardhura nga aktiviteti i personit fizik, 30 000 Lekë.
– Bashkëshortja, Znj. Elona Qoku, pronare në masën 100% të një autoveture të tipit Toyota MP, vit prodhimi 2011 të blerë sipas Kontratës së shitblerjes datë 10.09.2018 në shumën 6 000 Dollarë, me burim të ardhura nga punësimi i bashkëshortëve ndër vite (mbyllja e llogarive bankare).
– Të ardhura në vlerën 1 231 384 Lekë nga paga si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe nga pagesat e tjera të komisioneve ad-hoc (DAP) për periudhën 01.01.2018-12.12.2018.
MARÇELA SHEHU
-Të ardhura neto në vlerën 1 131 899 Lekë nga paga, shpërblimet dhe orët jashtë oraret nga punësimi si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
– Bashkëshorti, Z. Sokol Huta, të ardhura neto në vlerën 266 400 Lekë nga paga pranë shoqërisë “I.T.S.G.A” Sh.a me Nipt K51313001H për vitin 2018.
– Shtuar me 1 295.19 Lekë depozita e kursimit për fëmijë, gjendja e të cilës në 31.12.2018 është bërë 102 878.58 Lekë.
– Shtuar me 1 295.19 Lekë depozita e kursimit për fëmijë, gjendja e të cilës në 31.12.2018 është bërë 102 878.58 Lekë.
MEDI BICI
Të ardhura neto në vlerën 1 559 752 Lekë nga paga si anëtar i Gjykatës së Lartë.
– Djali, Z. Ervin Bici, të ardhura neto në vlerën 1 024 067 Lekë nga paga si specialist jurist.
– Djali, Z. Ervin Bici, të ardhura neto në vlerën 256 624 Lekë nga shpërblimet si specialist jurist.
Shtuar llogaria rrjedhëse me burim të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës së Lartë për vitin 2017, shuma 1 560 590 Lekë.
NAUREDA YLLI (LLAGAMI)
– Bashkëshortët janë pronar në masën 50% secili, të një apartamenti 2+1 me sipërfaqe 104 m2 të blerë në 28.01.2003 në shumën 41 000 Dollarë.
– Pronare në masën 100% të një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 122.3 m2 të përfituar me kontratë dhurimi nga prindërit.
– Bashkëshorti, Z.Gerand Ylli, pronar në masën 100% të një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 55.9 m2 të përfituara sipas Kontratës së Dhurimit me Kusht nga nëna dhe nga vëllai.
1) Llogari rrjedhëse me burim të ardhura nga konsulenca ndër vite me gjendje 2 422 Euro.
2) Llogari rrjedhëse të Personit Fizik me burim të ardhura nga aktiviteti tregtar (aktualisht i çregjistruar), me gjendje 6 996 Euro.
– Llogari rrjedhëse me burim të ardhura nga konsulencat ligjore pranë organizatave ndërkombëtare ndër vite dhe fonde të babait (për ruajtje), me gjendje 38 066 Euro.
– Depozitë ruatje me burim kursime të krijuara ndër vite, me gjendje 30 000 Euro.
– Bashkëshorti, Z.Gerand Ylli, llogari rrjedhëse me burim të ardhura nga paga dhe shpëblime, me gjendje 59 938.94 Lekë.
– Pronare në masën 100% të një automjeti të tipit Volksëagen Passat me vit prodhimi 2011, me vlerë 13 000 Euro, me burim të ardhura nga paga dhe kursime ndër vite.
– Bashkëshorti, Z.Gerand Ylli, të ardhura në vlerën 1 193 368 Lekë nga paga dhe shpërblime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Dega Tiranë.








































