Google search engine
Home Sociale ‘Testimi nuk shëroi kurrë askënd’, habit Silva Bino me deklaratën, i përgjigjet...

‘Testimi nuk shëroi kurrë askënd’, habit Silva Bino me deklaratën, i përgjigjet ashpër të gjithë kritikëve të ISHP: Nëse konfirmoheni me Covid-19, nuk bën shumë ndryshim

0
335

Lidhur me testet për COVID-19, përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino, i është përgjigjur të gjithë kritikëve të ISHP. Ajo ka zgjedhur të citojë një shprehje të epidemiologut të njohur belg Marc Van Ranst, i cili deklaron se testimi nuk ka shëruar asnjëherë askënd.

Sipas Ranst, nëse dikush konfirmohet me koronavirus nuk do të bëjë shumë ndryshim, nëse nuk është izoluar.

‘Testimi kurrë nuk shëroi askënd. Nëse e dini statusin e njerëzve, mund t’i izoloni. Por në minutë po kërkojmë nga secili që është i sëmurë të izolohet, kështu që nuk do të bëjë shumë ndryshime, nëse konfirmoheni’, shkruan Bino në ‘Facebook’.

Kujtojmë që më herët, Bino ka pohuar se shumë njerëz flasin për testim, pa ditur se ai lidhet me hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik. Sipas saj, puna në terren nuk është aq e thjeshtë, por Shqipëria ka epidemiologë me aftësi të mira dhe gjurmimi i rasteve ka filluar që në muajin janar. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here