Google search engine
Home Lifestyle Natyrë Surprizë e paimagjinueshme në Elbasan, ja çfarë zbulojnë kamerat-kurth, shpresë për mbijetesën...

Surprizë e paimagjinueshme në Elbasan, ja çfarë zbulojnë kamerat-kurth, shpresë për mbijetesën dhe të ardhmen e llojit të kësaj familje në vendin tonë!

0
385

Lajmi më i gëzueshëm për rrëqebullin e Ballkanit në Shqipëri! Kamerat-kurth të vendosura nga një bashkëpunim i shkëlqyer midis PPNEA dhe AKZM-AdZM Elbasan në rajonin malor Polis-Guri i Zi kanë sjellë një suprizë të paimagjinueshme dhe rezultatin më maksimal që mund të pritej.

Një familje rrëqebulli, e përbërë nga tre individë, është filmuar dhe fotografuar në 16 shkurt 2020. Kjo provë e riprodhimit të rrëqebullit është indikatori parësor për ekzistencën e një popullate tjetër në Shqipëri.

Pas zonës së Munellës në veri të Shqipërisë, Polis-Guri i Zi bëhet tashmë rajoni i dytë në Shqipëri ku është vërtetuar riprodhimi i rrëqebullit dhe zona e tretë në gjithë Ballkanin (përfshirë dhe Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoninë e Veriut).

Monitorimi në rajon po kryhetbashkarisht nga PPNEA dhe AdZM Elbasan dhe është thellim i kërkimit për rrëqebullin në këtë rajon pas evidentimit të ekzistencës së një individi në dhjetor 2018 nga AdZM Elbasan.

Përveç faktit të vërtetimit të riprodhimit të rrëqebullit, kjo e dhënë vërteton dhe vendodhjen më jugore të rrëqebullit të Ballkanit në të gjithë gadishullin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here