Numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 383 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Nga informacionet e fundit bëhet me dije se është infektuar edhe gruaja e 46-vjeçarit nga Elbasani, pronar i një restoranti, i cili dy ditë më parë u konfirmua me koronavirus.
12 familjarët të tij bënë testin për COVID-19, por vetëm gruaja e tij rezultoi e infektuar. Ndërkohë numri të prekurve në këtë qytet ka shkuar në 12.









































