Disa detaje të tjera mësohen mbi gjendjen shëndetësore të 5 pacientëve me COVID që aktualisht ndodhen në terapi intensive në spitalin e Infektivit. Aktualisht nga pacientet e prekur me këtë virus, vetëm 4 persona janë të intubuar, të cilët ndodhen në spitalin COVID 2, (tek Shefqet Ndoqi).
Mësohet se i shtruar tek Infektivit ndodhet mjeku reanimator, Roland Xhaxho, i cili ka probleme me frymëmarrjen, por fatmirësisht sipas bluzave të bardha ai nuk ka komplikacione të rënda. Po ashtu, një tjetër mjek i shtruar në COVID 1 është dhe Andi Koraqi, i cili nuk ka vështirësi në frymëmarrje.
Ditën e sotme, vetëm një urgjencë mjekësore ka mbërritur në spital, ndërkohë që numri në total i të prekurve nga COVID ka shkuar në 400.








































