Google search engine
Home Sociale Silva Bino tregon gjendjen e pacientëve të shtruar te Infektivi dhe “Shefqet...

Silva Bino tregon gjendjen e pacientëve të shtruar te Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”: Ja sa janë të intubuar

0
334

Vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitiv duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 383 persona në Shqipëri.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive dhe epidemiologjise ne ISHP, Silva Bino theksoi sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë”, tha Silva Bino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here