Google search engine
Home Sociale “Nëse nuk janë të çliruara të gjithë vendet e rajonit nuk kemi...

“Nëse nuk janë të çliruara të gjithë vendet e rajonit nuk kemi fituar asgjë”, Pëllumb Pipero: Ju tregoj rastet kur duhet medoemos të mbajmë maskën

0
349

Mjeku Pëllumb Pipero jep një këshillë për përdorimin e maskave, një çështje që vijon të jetë tepër e debatuar këto ditë.

Ai tha se maskat duhen mbajtur në situata të caktuara

“Nëse jemi në mjedise publike, hyjmë në një supermarket, apo shkojmë në spital apo, të hipim në një mjet të transportit publik duhet medoemos të mbajmë maskën. Nëse jemi në rrugë dhe ruajmë distancimin social apo largësinë 1-2 metra, nuk ka arsye të mbahen maska, por në mjedise publike duhet të mbajmë maska sakohë e kemi epideminë mes nesh. Vazhdoj të këmbëngul që një vend quhet i çliruar nga epidemia kur së paku një muaj rresht të mos kemi raste të reja nga rasti I fundit. Por duke marrë në konsideratë sado i çliruar një vend, nuk do të jetë i tillë, nëse nuk janë të çliruara të gjithë vendet e rajonit. Kjo do të thotë që kujdesi do të jetë vazhdimisht i shtuar. Masat duhen marrë në përputhje me ecurinë e epidemisë në vendin tone”, tha ai për Ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here