Dita e sotme ka shënuar ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus në vend, me vetem 6 raste pozitive.
Shefja e departamendit të sëmundjeve infektive dhe epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino duke raportuar për situatën me të fundit në vend lidhur me koronavirusin.
Silva Bino u shpreh se po planifikojmë matjen e imunitetit në popullatë. Do aplikohet një test i ri që ndihmon diagnozën e sëmundjes. 41 personel mjekësor i prekur, nga Tirana, Durrësi, Korça e Lushnja. Janë bërë rreth 200 testime në Shkodër. Mes të shëruarve ka edhe fëmijë.
“Kemi pasur edhe gra shtatzëna me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë. Pra nuk kemi parë forma të rënda apo të mesme, kryesisht forma të lehta. Edhe për fëmijët kemi pasur forma të lehta dhe janë gjurmuar si persona kontakti, dhe kemi të shëruar”, tha Silva Bino.









































