Ndërsa në Korçë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 17 për fat të mirë një tjetër qytetar ka lënë spitalin.
Lajmi i mirë është bërë i ditur nga drejtori i spitalit të Korçës që njoftoi se pacienti do të lërë sot spitalin.
“Telefonata e peste pozitive per te lajmeruar se miku jone Eqeremi 77 vjet dolin negativ nga testi konfirmues dhe sot le Spitalin Infektiv i sheruar nga Covid 19
Faleminderi deri ne fund te kesaj lufte, stafit mjeksor Jeni heronj.
Ju bej thirje edhe nje here te gjithe Qytetarve te Korces te ndjekin me rigorozitet Udhezimet e Ministrise se Shendetesise dhe Qeverise Shiptare, zbatoni regullat e karantines, te distancimit social, te higjenes personale, mos neglizhoni me masat mbrojtese dhe dilni per nevoja te rendesishme nga shtëpia”, shkruan ai në një reagim në rrjetet sociale.









































