Google search engine
Home Sociale Ku duhet të drejtohen qytetarët që kanë sëmundje të tjera? Zv/ministrja e...

Ku duhet të drejtohen qytetarët që kanë sëmundje të tjera? Zv/ministrja e Shëndetësisë jep detajet

0
287

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, është pyetur nga A2 nëse funksionojnë shërbimet e tjera mjekësore dhe se ku duhet të drejtohen personat që kanë sëmundje të tjera përveç koronavirusit.

Sipas Rakacollit, “sistemi shëndetësor po funksionon”.

“Kirurgjia e urgjencës funksionon normalisht, ashtu sikurse trajtimet për të gjitha sëmundjet malinje, që nuk presin. Sistemi shëndetësor qëndron në punë 24 orë në 24. Urgjenca nuk është vetëm për koronavirusin, po i shërben të gjithëve”, theksoi zv/ministrja.

“Në të gjitha spitalet rajonale urgjencat funksionojnë normalisht. Kufizim ka vetëm për disa kirurgji që mund të presin, ato janë shtyrë”, shtoi Rakacolli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here