Fieri prej disa ditësh kishte rënë në qetësi sa i përket rasteve të reja me COVID-19, por sot konfirmohen dhe dy të infektuar të rinj duke çuar në 25 numrin total të prekurve me koronavirus në këtë rreth.
Mësohet së të prekurit janë një çift bashkëshortësh në moshë të thyer banuese në lagjen 15 Tetori.









































