Google search engine
Home Bota Virusi ka vënë përpara Spanjën, publikohen pamjet drithëruese ku parkingu i automjeteve...

Virusi ka vënë përpara Spanjën, publikohen pamjet drithëruese ku parkingu i automjeteve në Barcelonë kthehet në…

0
302

Morgu i Barcelonës nuk ka më vende nga numri i viktimave të koronavirusit dhe kjo ka detyruar autoritetet të improvizojnë, duke kthyer një ndërtesë trekatëshe ku parkoheshin automjete në morg.

Deri më tani, në Spanjë janë raportuar më shumë se 10 mijë vdekje të lidhura me COVID-19. Kjo ka bërë që punonjësit e sektorit të shërbimeve mortore të tronditen. Kjo ka bërë në përdorimin e ambienteve të ndryshme në morgje, për të lehtësuar situatën, raporton e përditshmja spanjolle AS.

Edhe në Madrid po ndodh e njëjta gjë, pasi sheshi kryesor i patinazhit në Madrid, Palacio de Hielo, është shndërruar në morg të përkohshëm gjatë pandemisë.

Në anën tjetër, qendra ekonferencave IFEMA në kryeqytet është kthyer po ashtu si një qendër izolimi urgjent për pacientët me koronavirus, krahas spitaleve ushtarake që janë ngritur në periferi të qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here