Detaje të reja janë zbardhur për gjendjen e pacientëve të infektuar nga COVID 19, të transferuara nga Infektivi te Sanatoriumi. Sipas Skëndajt, pacientët e transferuar dje janë tre, dy gra të moshës 50 dhe 56 vjec, të dyja në gjendje të rnëdë shëndetësore, të intubuara.
Ndërsa gjendja e një pacienti tjetër mashkull, paraqitet më e stabilizuar. Ai mësohet se po mbahet në terapi intensive me oksigjen.
Burime për News 24 pohojnë se vonesa e transferimit të personave nga Infektivi te “Shefqet Ndroqi” ka ardhur se fillimisht u zbraz reaminacioni i Sanatoriumit.
Pjesa më e madhe e pacientëve u transferuan drejt Elbasanit, ndërsa një pjesë e tyre 3 apo 4 që kishin mbetur, kanë shkuar në urgjencën qëndrore të QSUT.








































