Në daljen për mediat, ku njoftoi përditësimin lidhur me ecurinë e përhapjes së COVID-19, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli foli edhe për gjendjen e fëmijëve të infektuar.
“Fëmijët e prekur me koronavirus janë nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Has dhe Krujë, mosha mesatare e tyre është rreth 8 vjeç. Ata e kanë marrë pasi kanë qenë fëmijë në familjet ku ka qenë personi me koronavirus, por fatmirësisht janë që të gjithë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe asnjëri prek tyre nuk është i shtruar në spital”, u shpreh ajo.








































