Google search engine
Home Bota Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali bën publike datën deri kur do...

Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali bën publike datën deri kur do të vazhdojë izolimi i qytetarëve

0
293

Ekspertët në Itali vlerësojnë se këto janë ditë vendimtare për të kuptuar ecurinë e kurbës së pandemisë nga Covid 19.

Sot kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli përsëriti nevojën për të mos braktisur masat e kontrollit dhe izolimit si dhe parashikoi se këto masa mund të zgjaten deri më 16 maj.

Borrelli tha se “ deri në 16 maj, mund të kemi të dhëna të mëtejshme pozitive që na këshillojnë të rifillojmë aktivitetet dhe të fillojmë fazën 2 “.

“Situata aktuale – tha Borrelli – na lejon të marrim frymë, veçanërisht për sa i përket ambienteve spitalore dhe kujdesit intensiv që po lehtësohet nga presioni”.

Dje kryeministri italian Giuseppe Conte u shpreh se “Nëse spekulojmë tani mbi kufizimet, përpjekjet do të ishin të kota”. Ai tha gjithashtu se faza e dytë e emergjencës shëndetësore do të jetë ajo e daljes në mënyrë graduale nga masat shtrënguese dhe e bashkëjeteses me Covid-19, për  të kaluar më pas në frazën 3 që është dalja përfundimisht nga situata e rëndë dhe rindërtimi i vendit nga pikëpamja ekonomiko financiare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here