Shqipëria numëron sot 277 raste totale me koronavirus, ndërkohë 76 persona ia kanë dalë të shërohen.
Mes tyre është edhe kjo e moshuar, e cila doli sot nga spitali Infektiv në QSUT nën kujdesin e infermiereve, të cilat ia dorëzuan familjarëve të saj.
“Urime, është e shëruar!”, i tha njëra prej infermiereve familjarëve teksa i dorëzonte të afërmen e tyre.
Abcnews ka publikuar fotot e momenteve emocionuese nga rrugica para spitalit Infektiv në Tiranë.Pasi morën të afërmen e tyre, ata u larguan me makinë nga ambientet e QSUT-së.








































