Google search engine
Home Sociale “Të lutem këtë dorë mbaj”/ Drejtori i Spitalit optimist: Lajmi i dytë...

“Të lutem këtë dorë mbaj”/ Drejtori i Spitalit optimist: Lajmi i dytë i mirë për qytetarët e Korçës. Faleminderit Pëllumb Piperon për telefonatat pozitive në këto dy ditë dhe punën e palodhur

0
373

Një çift të moshuarish në Korçë kanë dalë nga spitali sepse kanë marrë veten pasi u infektuan me COVID-19. Lajmin e mirë e dha Drejtori i Spitalit të Korçës, Litian Broka në “Facebook”.

Sipas tij, Yzdeini 79 vjeç vuante edhe nga sëmundje të tjera, por sërish u shërua.

“Lajmi i dytë i mirë për qytetarët e Korçës, edhe çifti i pensionistëve Yzedini 79 vjet dhe Sanija 78 vjet, lënë sot Spitalin Infektiv të shëruar plotësisht nga COVID-19. Shqetësimi për Yzedinin ishte i madh pasi vuante nga sëmundje respiratore por ja doli falë trajtimit me kujdes në Spitalin Rajonal të Korçës dhe impenjimit të mjekëve të Spitalit Infektiv. Edhe njëherë faleminderit gjithë stafit mjekësor  Faleminderit Dr. Pëllumb Pipero për telefonatat pozitive në këto dy ditë dhe punën e palodhur në front kundër koronavirusit. Do të them diçka në zhargonin korçar “të lutem këtë dorë mbaj”.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here