Këngëtarja e mirënjohur, Irma Libohova me një postim në rrjete sociale, Irma Libohova ka treguar se s’i ‘e hëngri’ gënjeshtrën për 1 prill, nga miku i saj.
Me një link lajmi nga Top Channel dhe një mesazh në ëhatsapp, miku i këngëtares, ka bërë me dije Irmën, se ajo ka thyer lejen e daljes dhe ka dalë në lajme.
Biseda:
Miku i këngëtares: Irmaaaa. Ke dalë në lajmeee.
Irma Libohova: Qyqa, kuuu.
Miku i këngëtares: Të ka kapur e-albania, ke dalë pa leje
Irma Libohova: Fake. Unë jam në shtëpi, as në oborr s’kam dalë.
Këngëtarja ka sqaruar poshto fotos , se ky ishte një rreng nga miku i saj: “Sado u mundova të jem vigjilente, në ditën e madhe të 1 prillit, prapëseprapë nc! Teknologjia që ç’të them? Rrengun me klas e bëri profja i këtij zanati. Rrofsh profe! Ta kthefsha në ditë lirie!”
Postimi i Irma Libohovës.
Ndërkohë Irma ka publikuar bashkëngjitur dhe lajmin që kishte sajuar miku i saj, ku thuhej se ishtë bërë një komunikim zyrtar nga Policia e Shtetit. Epo këngëtarja nuk e paska kaluar lehtë 1 prillin!











































