Qeraja nuk do të falet, por do të shtyhet për t’u shlyer pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se bizneset e vogla që janë mbyllur për shkak të situatës së luftës, familjet, por edhe studentët që jetojnë me qira nuk do ta paguajnë deri në fund të kësaj situate. Në rast presioni, Rama paralajmëroi se qiradhënësi do të gjobitet sa pesëfishi i vlerës përkatëse!
Rama tha se në këtë normë hyjnë të gjithë ata që kanë një biznes të vogël dhe të gjithëve këtyre do tu mundësohet me hir apo pahir që të mos paguajnë qeratë për këto dy muaj. Ai u shpreh se pas dy muajve në mënyrë propocionale do të fillojnë të paguajnë detyrimet e prapambetura.
Rama tha se nuk dihet sa do të zgjasë kjo luftë.
“Pas dy muajve në mënyrë propocionale do të fillojnë të paguajnë detyrimet e prapambetura. Nuk kam parë asnjë shtet deri tani të marrë ndonjë masë fikse se nuk dihet sa do të zgjasë”, tha Rama në Opinion.








































