Google search engine
Home Politike PD e akuzoi se ka fshehur arrestimin në Itali, reagon Rama dhe...

PD e akuzoi se ka fshehur arrestimin në Itali, reagon Rama dhe tregon si ka ndodhur ngjarja

0
324

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë akuzës së ish-deputetit Oerd  Bylykbashi lidhur me deklaratës e këtij të fundit se kryeministri ka fshehur arrestimin në Bologna.

“Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!

O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!”, shkruan Rama në Twitter.

PD e akuzoi se ka fshehur arrestimin në Itali, reagon Rama dhe tregon si ka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here