Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur reagimt të ashpër të PD-së pasi ka deklaruar se do të aplikojë “Pagën e luftës” për tu ardhur në ndihmë bizneseve të mbyllura apo edhe qytetarëve në nevojë apo atyre që kanë ngelur pa punë. Po ashtu, Rama deklaroi ditën e sotme se biznese të caktuara, të cilat janë të mbyllura duke zbatuar vendimin e qeverisë, nuk do të paguajnë qera.
Kryeministri Rama shkruan:
“ Ndërkohë që kam publikuar parimin nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!
Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen më fare vajin e kandilit të trurit, po nuk kemi ç’bëjmë!
Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e PINIONIT, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve që jetojnë me hallet përkatëse, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme (për të mos thënë kriminale) është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish pa din e pa iman, ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!”








































