Ndërkohë që nëna me vajzat nga Elbasani të konfirmuara me koronavirus janë nisur me urgjencë drejt Infektivit, edhe kryefamiljari ka dalë pozitiv në testin e dytë për koronavirusin.
Panorama mëson se ditën e sotme është konfirmuar pozitiv edhe në testin e dytë bashkëshorti i punonjëses së një banke të nivelit të dytë në Elbasan.
Mësohet se ne daten 15 mars 53 vjeçarja, punonjëse banke ka pasur kontakt me nje person qe ka qene i infektuar.
Sot bashkia Elbasan ka dezinfektuar ambjentet ku eshte identifikuar vatra e virusit.
Sakaq analizat po i kryen edhe punonjesve te bankes ku punonte 53 vjeçarja, e cila infektoi dy vajzat e saj, 22 dhe 25 vjecare si dhe bashkëshortin.









































