Google search engine
Home Politike Mblodhi Byronë e Kuvendit, Gramoz Ruçi iu dërgon letrën urgjente 30 institucioneve...

Mblodhi Byronë e Kuvendit, Gramoz Ruçi iu dërgon letrën urgjente 30 institucioneve për pagat e punonjësve (KËRKESA)

0
311

Byroja e Kuvendit vendos përgjysmimin e pagës së deputetëve për një periudhë tremujore.

“Sot, më 2 prill, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua një mbledhje e posaçme e Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë .

Byroja vendosi që, në kuadrin e masave për të lehtësuar përballimin e situatës së pandemisë, krijuar nga koronavirusi COVID-19, në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, paga e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të përgjysmohet për një periudhë tremujore.

Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u është drejtuar me një letër drejtuesve të tridhjetë të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, të marrin të njëjtën nismë, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, si kontribut në lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.”, thuhet nw njoftiumin e Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here