CNN raporton se, eksperti më i lartë mjekësor në SHBA për pandeminë e koronavirusit, Dr. Anthony Faucipo përballet me kërcënime për sigurinë e tij personale, raporton CNN.
Ai ka kërkuar mbrojtje të posaçme për sigurinë e tij personale përfshirë edhe ruajtjen gjatë kohës që është në banesë.
Një zyrtar i zbatimit të ligjit i tha CNN se Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Inspektori i Përgjithshëm, i kërkoi shërbimit te posaçëm amerikan ndihme pas kërcënimeve që i ishin bërë ekspertit.
Marshallët pranuan dhe vunë në dispozicion disa oficerë për të siguruar mbrojtjen personale të mjekut.
Ëashington Post së pari raportoi kërcënimet ndaj Fauci dhe kërkesën e tij për rritjen e sigurisë.
Një burim konfirmoi gjithashtu për CNN javën e kaluar praninë e disa anëtarëve të Uashington, DC, Departamenti i Policisë Metropolitane qe ishin stacionuar në çdo kohë rreth shtëpisë së Faucit.
Burimi shtoi se prania e dukshme e policisë ishte një përgjigje ndaj kërcënimeve në rritje për sigurinë e Faucit, megjithëse burimi i kërcënimeve nuk u identifikua.









































