Mbarë futbolli sot është në zi pas humbjes së jetës së një ndër figurave më të mëdha të sportit.
Pape Diouf ka humbur jetën në moshën 68-vjeçare, për shkak të koronavirusit. Ish-presidenti i Olumpique Marseille, nga viti 2005, deri në vitin 2009, vdiq në Dakar të Senegalit dhe e gjithë bota e sportit po shpreh ngushëllimet për të.
Edhe ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen e madhe në rrjetet sociale.
“Është një trishtim shumë i madh në këto momente, që unë dhe familja ime mësuam vdekjen e Pape. Ditë e trishtueshme për të gjithë familjen e Marseille. I nderuar që kam qenë miku juaj, lojtar dhe kapiten. Pusho në paqe president”, shkruan Cana.

Diouf ishte edhe një gazetar me famë, ndërkohë që për disa kohë ka bërë edhe menaxherin për lojtarë kalibri si Joseph-Antoine Bell, Marcel Desailly, Basile Boli, Ëilliam Gallas, Samir Nasri dhe Didier Drogba. Pape është një njohje e vjetër edhe për Lorik Canën, që te Marseille ka mbajtur shiritin e kapitenit.









































