Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini komentoi deklaratën për shtyp të bërë sot nga OBSH-ja ku thoshte se situata akoma nuk ka kaluar.
“Sipas disa llogaritjeve, piku pritet që të arrihet në mesin e prillit. Pa u ulur kurba nuk duhet të dalim nga karantina. Por theksoj se kjo është një situatë që nuk mund të parashikohet” tha Tomini në Open.









































