Google search engine
Home Sociale Skandali me testet për Covid-19, reagon Komisioni i Shëndetësisë: Të merren masa...

Skandali me testet për Covid-19, reagon Komisioni i Shëndetësisë: Të merren masa ndaj spitaleve private

0
363

Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Enver Rroshi ka reaguar pas zërave se spitalet private vijojnë të zhvasin qytetarët e vendit, duke i mashtruar me analizat e gjakut me pretendimin se përmes kësaj analize e cila kushton shumë, tregohen nëse je i prekur nga COVID-19 apo jo.

Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Rroshi e ka cilësuar këtë si një rast abuzimi flagrant duke shfrytëzuar panikun e qytetarëve për koronavirusin, ndërsa shtoi se këto analiza nuk janë të besueshme dhe sipas tij, qytetarët nuk duhet të bien pre e mashtrimeve të tilla. “Nuk janë të besueshme për sa kohë nuk kemi një konfirmim nga instancat shtetërore. Nuk mund ti sugjerojmë njerëzve dhe nuk mund ti themi që ata të shkojnë në spitale private për tu ekzaminuar për COVID-19. Për mua jo vetëm që shkelin etikën, por nëse këto ekzaminimi bëhen për COVID-19 atëherë kjo është e dënueshme”, deklaroi ai.

Më tej, zoti Roshi kërkoi nga instancat shtetërore që të marrin masat dhe të bllokojnë këto spitale private, që sipas tij, në mënyrë abuzive po marrin lekë nga qytetarët me një analizë që në fund të fundit nuk tregon asnjë. “Instancat shtetërore duhet të marrin masa. Informacioni është baza e vetme e cila orienton instancat shtetërore i cili shkon kontrollon dhe mund të bllokojë institucionin që bën këto ekzaminime, institucion privat shëndetësor ku mund ti bllokohet aktiviteti. nëse këto analiza bëhen për qëllime fitimprurëse për kontrollin e të sëmurëve me COVID-19”, nënvizoi kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Enver Rroshi.

Sot agjencia “BIRN”, zbuloi se ka kryer një investigim duke treguar se si po abuzohet me analizat e Covid-19 në spitalet private, njëri prej së cilëve është Spitali “Amerikan”. Kujtojmë që, asnjë spital privat në Shqipëri nuk ka laborator që vërteton nëse dikush është i prekur nga COVID-19 apo jo. I vetmi laborator i certifikuar nga OBSH-ja, është ai në ISHP dhe analiza bëhet përmes tamponëve dhe jo përmes gjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here