Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar pak minuta më parë se Spitali “Shefqet Ndroqi” është kthyer në spital për të prekur ma koronavirus, krahas Spitalit Infektiv në Tiranë.
“Kemi hapur dje spitalin Covid-2. Pacientët e Spitalit Shefqet Ndroqi janë transferuar në spitalin e Elbsanit. Në Spitalin Infektiv vijon trajtimi i 75 pacientëve. 32 qytetarë janë kuruar tashmë dhe tani janë në vetëizolim në banesat e tyre. Të dashur qytetarë, qeveria shqiptare është duke luajtur të gjithë gurët për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve”,tha ajo.









































